Lajm “bombë” nga MARCA: Mbappe dëshiron të largohet në janar nga PSG

schedule15:51 - 11 Tetor, 2022

schedule 15:51 - 11 Tetor, 2022

    Marrëdhënia mes Kylian Mbappe dhe PSG është “shkatërruar”.

Këtë e shkruan “Marca”, duke cituar burime pranë lojtarit. Sulmuesi madje thuhet se është përpjekur të largohej gjatë verës, por nuk e gjeti rrugën e arratisjes dhe tashmë e kërkon në janar.

Mbappe ndihet i tradhtuar nga një klub që nuk do të kishte përmbushur premtimet e bëra në momentin e rinovimit. Nga ana e tij, klubi parizian e ka bërë të qartë se lojtari nuk do të shitet te Real Madrid, por thuhet gjithashtu se Liverpool po studion terrenin e sulmuesit francez./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!