PSG është gati për ndeshjen e nesërme kundër Borussia Dortmund (fitoi 2-1 ndeshjen e parë në Gjermani), edhe pse kjo sfidë e rëndësishme për klubin francez nuk është përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Shkaku është koronavirusi, por e njëjta gjë po ndodh edhe me skuadrat e tjera.
Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe është në dyshim për ndeshjen ndaj verdhezinjve gjermanë. Sulmuesi ndodhet në një gjendje gripale prej ditës së djeshme dhe trajneri Tuchel do të vendosë nesër për aktivizimin e tij.
L’Equipe raporton se 21-vjeçari ka kryer testet në lidhje me koronavirusin dhe përgjigjet do dalin nesër. Shenjat e para flasin për një mundësi të vogël që Mbappe të jetë infektuar, diçka që e shpresojnë të gjithë në kampin e PSG-së dhe jo vetëm. /abcnews.al