Sikur të mos mjaftonte fakti që renditet në vend të fundit dhe po lufton për të mos rënë një kategori më poshtë, Sampdoria duhet të përballet edhe me dënimin e presidentit. Massimo Ferrero është dënuar 4 muaj nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) për shkelje të drejtësisë sportive.
Kreu i klubit dorian ka tërhequr 1 milionë e 159 mijë euro nga fondet e klubit për t’i kaluar ato në një kompani tjetër të tij. Me një gjobë prej 15 mijë eurosh është gjobitur edhe klubi i Sampdorias.
Ekipi i Ranierit do të luajë nesër në mbrëmje derbin kundër Genoas, një sfidë që duhet fituar për t’i dhuruar gëzim tifozëve, që sivjet kanë vuajtur shumë problemet e hasura nga skuadra e zemrës. /abcnews.al