Lajçak takon zv.sekretaren Nuland: Të shtensionohet menjëherë situata në veri të Kosovës

schedule21:10 - 20 Qershor, 2023

schedule 21:10 - 20 Qershor, 2023

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak zhvilloi një takim me zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak u shpreh se me Nuland ndau të njëjtin vlerësim për situatën në veri të Kosovës dhe për mënyrën se si duhet të gjendet një zgjidhje.

Sipas tyre, situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet menjëherë.

“Pata një bisedë shumë të mirë me nënsekretaren Victoria Nuland. Kemi ndarë të njëjtin vlerësim për situatën në veri të Kosovës dhe për mënyrën e daljes. Ranë dakord për rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, shkroi Lajçak në Twitter.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!