I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak zhvilloi një takim këtë të hënë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak u shpreh se me Bislimin ka rënë dakord për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit.
“Diskutime intensive dypalëshe zhvilluam sot në Bratislavë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e 3 qershorit, dhe rrugën përpara në zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut. Ne ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, shkroi Lajçak në Twitter.
Held intense bilateral discussions today in Bratislava with DPM @BislimiBesnik on de-escalation of the situation in north Kosovo, in line with the EU27 statement from 3 June, and the way forward in implementing all Dialogue Agreements. We agreed on first steps towards this goal. pic.twitter.com/spPWEf1EEL
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 10, 2023