Lajçak takon Begajn: Vlerësoj qëndrimet e presidentit shqiptar për dialogun Kosovë-Serbi

schedule23:24 - 21 Shtator, 2023

schedule 23:24 - 21 Shtator, 2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një takim me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ka qenë vetë Lajçak i cili ka ndarë moment nga takimi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Lajçak u shpreh se vlerësoi qëndrimet e Begajt për rajonin dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Jam shumë i kënaqur që takohem me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Vlerësoj qëndrimet e tij për rajonin, Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe atë që do të ndodhë në integrimin e rajonit. Mezi presim të vazhdojmë diskutimin tonë”, shkruan Lajçak në platfortmën X.