Lajçak takohet me Vuçiç në Beograd

schedule12:04 - 10 Shtator, 2024

schedule 12:04 - 10 Shtator, 2024

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, është takuar të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Lajçak është në Beograd për t’u përgatitur për takimin e radhës mes dy palëve, në nivel të kryenegociatorëve.

Javën e kaluar ai ka qenë në Prishtinë për të njëjtën arsye.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Lajçak ka thënë se është arritur pajtueshmëri për rundin e ri të dialogut mes kryenegociatorëve – Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqkit – mirëpo nuk ka dhënë hollësi se kur do të zhvillohet takimi.

Ai e ka konfirmuar që Serbia është tërhequr prej letrës së dërguar në Bruksel vitin e kaluar, në të cilën ka shprehur rezerva për zbatim të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, si për Aneksin e zbaitmit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!