Lajçak pret Escobarin në Bruksel: Ndajmë të njëjtin vlerësim për zhvillimet në Ballkan

schedule20:23 - 9 Mars, 2022

schedule 20:23 - 9 Mars, 2022

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar me të Dërguarin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Bruksel.
Përmes një postimi në rrjete sociale Lajcak ka bërë të ditur se në këtë takim është folur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, për të cilat ai thotë se ndajnë të njëjtin vlerësim me Escobarin, duke përfshirë edhe pushtimin rus ndaj shtetit të Ukrainës.

“Shumë i lumtur për të mirëpritur të Dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot në Bruksel. Ne ndajmë të njëjtin vlerësim për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe luftën ruse në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për të ndihmuar që e ardhmja e rajonit në BE të bëhet realitet”, ka shkruar diplomati sllovak në Twitter.

/abcnews.al