I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka biseduar me ndihmës sekretarin e Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, James O’Brien, për zhvillimin e situatën në Ballkanin Perëndimor.
“Është gjithmonë kënaqësi të pres zotin O’Brien në Bruksel. Diskutuam për zhvillimin e situatës në Ballkanin Perëndimor dhe pritshmëritë tona në periudhën e ardhshme”, tha Lajçak në një status në platformën X.
Lajçak, i cili ishte në Strasburg javën e kaluar, tha se gjatë qëndrimit të tij në Francë i ka informuar anëtarët e Këshillit të Evropës dhe vendet anëtare të BE-së për “dinamikën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve” midis Beogradit dhe Prishtinës.
/abcnews.al/