Përfaqësuesi i BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka theksuar se është një moment i rëndësishëm që palët të fokusohen në hapat e ardhshëm për dialog.
Në forumin e mbajtur në Davos, Lajçak nënvizoi se këtë vit forumi është fokusuar tek ekonomia, por gjithashtu edhe tek Ballkani Perëndimor, ku janë diskutuar pritshmëritë dhe prioritetet në rajon dhe në BE lidhur me zgjerimin.
“Momenti aktual për zgjerimin është real, por siç e dimë, por siç e dimë mirë, në politikë, një momentum nuk zgjat kurrë përgjithmonë. Prandaj, pyetja kryesore tani është nëse do të jemi në gjendje ta transformojmë këtë momentum në një cilësi të re të zgjerimit apo nëse do të humbasë fare”, ka thënë ai.
/abcnews.al/