Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lajçak kërkon ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës për Asociacionin: Ajo nuk është Bibël

schedule11:39 - 16 Tetor, 2020

schedule 11:39 - 16 Tetor, 2020

Përveç që Asociacioni është shndërruar në “mollë sherri” për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, tani nga BE kanë ardhur deklarata befasuese që kërkojnë edhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin serb,  Aleksander Vuçiç, ka thënë se Kosova për Asociacionin mund ta ndryshojë edhe Kushtetutën.

Sipas Lajçak, Kushtetuta nuk është bibël që të mos mund të ndryshohet.

“Është thënë qartë se ajo që është premtuar duhet të realizohet, përfshirë Asociacionin. Është e logjikshme që të ndryshojë Kushtetuta. Nuk ka thënë askush se nuk guxon të ndodh. Kushtetuta nuk është Bibël”, ka thënë Lajçak.

Mesazhe se Kosova duhet t’i përmbahet në çdo formë zotimit të saj për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Lajçak dha edhe dje në Prishtinë.

Para mediave kosovare, ai madje tha se nuk do të ketë marrëveshje finale pa Asociacion.

Në këtë kuadër, Lajçak refuzoi të komentonte në lidhje me njohjen reciproke, dhe nëse Asociacioni është çmimi që Kosova duhet ta paguajë për ta fituar njohjen nga Serbia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!