Laiku Muharrem Ince sfiduesi i Erdogan në zgjedhjet presidenciale turke

schedule19:34 - 4 Maj, 2018

schedule 19:34 - 4 Maj, 2018

Muharrem Ince është emri i opozitës së bashkuar turke , dhe kundër kandidati i vetëm i Erdogan në zgjedhjet presidenciale në Turqi. Ai është laik dhe një ish-pedagog fizike në universitet.

Një rival për t’i dhënë pak atmosferë gare zgjedhjeve presidenciale në Turqi. Do të jetë Muharrem Ince, deputet prej një kohe të gjatë, laik dhe kemalist, kandidati i partisë kryesore të opozitës kundër Erdoan në zgjedhjet e parakohshme presidenciale të 24 qershorit në Turqi.

Lajmi është konfirmuar nga grupi parlamentar i Partisë Republikane të qytetarëve.

Deputet që nga viti 2002 dhe dy herë zëvendës kryetar i grupit të asamblesë kombëtare të Ankarasë, 54 vjecari Ince është një ish pedagog fizike në universitet dhe drejtor shkolle. Me origjinë nga Jalova, në veriperëndim të Turqisë, por gjyshërit e tij nga ana e babait janë nga Selaniku. Ai mbron qëndrimin e Mustafa Kemal Ataturk, baba i Turqisë republikane dhe laike. Ince është i njohur në vend dhe për retorikat e ashpra kundër Erdoan, të cilat i kanë dhënë mbështetje shumë të madhe dhe në rrjetet sociale.

Ince ka garuar dy herë në zgjedhjet për kryetar të Partisë Republikane të qytetarëve por është mundur nga kryetari aktual Kemal Kilicdaroglu. Duke komentuar emërimin e tij si kandidat për president, Ince u shpreh se do të jetë president i të gjithëve, pavarësisht bindjeve politike të njërit apo tjetrit. /abcnews.al