Lagjia e re në Ndroq, bashkia e Tiranës përfundon punimet

schedule15:00 - 9 Gusht, 2019

schedule 15:00 - 9 Gusht, 2019

Fshatrat përreth Tiranës do të marrin vëmendjen e Erion Veliajt këtë mandat te dyte në krye të bashkisë.

“Nuk mund të kemi një Tiranë e cila ecën me 2 shpejtësi: me të pestin te Sheshi  “Skënderbej” dhe rri në vend kur vjen puna te Ndroqi, te Vaqarri, te Shën Gjergji, apo në Petrelë”.

Kryetari i bashkisë ishte në Ndroq ku inspektoi punimet e kryera për rehabilitimin e disa prej rrugëve të zonës.

 “Rruga është mundësi, është ekonomi, rruga është dije. Fëmijët që vijnë te kjo shkollë, nuk ka nevojë të kalojnë përroin sepse rruga e vjetër ishte një përrua i tërë. Tani që kemi rrugën, marrin vlerë këto shtëpi, vajtja në shkollë nuk është një betejë spartane, por është një shëtitje në trotuar, me ndriçim dhe me ambient të sigurt”.

Në këto ditë gushti kryebashkiaku tha se  vëmendja e bashkisë do të jetë tek shkollat, kopshtet, çerdhet dhe infrastruktura e tyre ndihmëse, që shtatori t’i gjejë gati për të mikpritur fëmijët./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!