Lagje e re në Durrës, drejt përfundimit të 996 apartamenteve që do të strehojnë familjet e prekura nga tërmeti

schedule12:05 - 31 Gusht, 2023

schedule 12:05 - 31 Gusht, 2023

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka inspektuar nga afër punimet në Spitallë, Durrës, në Lagjen Rilindja, ku sipërmarrja prestigjioze e ndërtuesit të Portit të Ri Turistik të Durrësit, Muhamed Alabbar, me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed, po përfundon 996 apartementet që do të strehojnë familje të prekura nga tërmeti.

Rama në këtë inspektim është shoqëruar nga Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako është shprehur se puna në këtë bllok pallatesh është gati në përfundim dhe më pas do të bëhet edhe hedhja e shortit për ndarjen e apartamenteve.

Kryeministri është shprehur se kjo do të jetë një ndër lagjet më të bukura dhe ka kërkuar nga përfaqësuesit që dhe zona përreth pallateve të kthehet në një ndër lulishtet më të bukura për shëtitje.

“Kjo për pesë vite do të jetë një lagje eqetë me hapësira me të gjitha gjërat që do të vijojmë ti ndërtojmë rrotull kopshtet qendrat shëndetësore shkollën dhe të gjitha. Me sistemimin do të jetë supër për shëtitje dhe për bukuri fantastike. Duhet që të synojmë që në këtë zonë të bëjmë një kombinim të pemëve të mëdha shkurresh dhe lulesh”, ka thënë Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!