Laçjanët rikthehen në banesat e dëmtuara nga tërmeti, banori: Qiraxhiu na nxori jashtë

schedule15:06 - 13 Qershor, 2020

schedule 15:06 - 13 Qershor, 2020

Të mbetur në mes të rrugës, janë detyruar pallati janë detyruar të rikthen në banesat e dëmtuara

Ky pallat në Laç, pas tërmetit të 26 Nëntorit është shpallur i pabanuar.

“S’kemi ku të shkojmë, më mirë të vdesim brenda në pallat”, thotë një banor.

Thonë se bonusi që jep qeveria është i pamjaftueshëm. “U ktheva se më nxori qiraxhiu. Të më bjerë bashkia çadër”, thotë banori.

Janë rikthyer vetëm disa familje që nuk kanë mundësi. Nuk kanë gjetur mundësi. Vështirësia e gjetjes me qira ka qenë e madhe

Banorët thonë se grupi i parë i ekspertëve e shpalli të pabanueshëm. Por në një verifikim të dytë, u vendos për rikostruksionin e saj.

Nga Lëkundjet e forta të tokës në  26 nëntorit 2019 humben jetën 51 persona , mbi 750 mbeten të plagosur dhe mbi 11 mijë familje mbetën pa shtëpi. /abcnews.al