LaCivita: Votoni doktor Berishën! Partia Demokratike, miting në sheshin “Nënë Tereza”

schedule20:33 - 11 Prill, 2025

schedule 20:33 - 11 Prill, 2025

TIRANË- Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita, mbajti fjalën në mitingun hapës në sheshin “Nënë Tereza”.

Ai u bëri thirrje votuesve të votojnë Sali Berishën.

“Kush është gati ta bëjë Shqipërinë e madhe sërish?. Në 2024, në ShBA, socialist u përpoqën ta burgosnin Donald Trump, dështuan. Në 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën e tyre, do të dështojnë. Përse? Sepse nuk kanë çfarë të thonë për të gjithë dështimet e 12 viteve të fundit, 12 vite krim, 12 vite drogë, dhe për 12 vjet mbi 1 milionë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Janë 12 vjet dështim ekonomik. Përse të votosh për një parti, e cila ka krijuar të gjitha problemet. Votoni për doktor Berishën. Jepini vendit tuaj një mundësi. Dhe jepini njerëzve shpresë. Faleminderit, Zoti iu bekoftë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!