Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“LaCivita, ‘i forti’ i lagjes”, Rama: Këneta, nuk ka prioritet BE por kthimin e bufit për herë të tretë

schedule14:41 - 12 Prill, 2025

schedule 14:41 - 12 Prill, 2025

Nisi fushata zyrtare e PS në marshin elektoral të 11 majit. Pas prezantimit të drejtuesve të secilit qark dhe të kandidatëve, fjalën e mbajti kryesocialisti Rama. Ai tha se këneta nuk ka prioritet BE por kthimin e bufit për herë të tretë.

” Këneta thotë se anëtarësimi ynë në BE nuk është prioritet dhe se ai do të ndodhë vetë, po prioritet sipas kënetës është kthimi i Bufit për të tretën herë në krye të vendit, pasi në dy herët e mëparshme nuk e shkatërroi e pastaj rrënoi mjaftueshëm Shqipërinë.

Për këtë prioritet Bufi ka sjellë me kushedi se sa para, që kushedi ku i ka gjetur, edhe një Latif nga Amerika, i cili Latifi për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tironës të kujton tamam atë të fortin e lagjes që qullsi poshtë pallatit e thërret “Hajde Latif se ata do të më rrahin”

Latifi dje kishte publikuar një buf që hante një mi dhe kishte ngritur pyetjen kush është miu?

Atij bravo i qoftë, se të gjesh budallenj që të paguajnë tërë ato para, për të të duartrokitur edhe kur i’a fut kot në atë farë feje, është vërtetë të kesh lindur me këmishë.

Se që Bufi është Bufi kjo s’ka diskutim, kurse për miun ka shumë kandidatë, që nga Luli i shkretë që harroi që ishte mi e u soll si ari, deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primareve të Tiranës, që besoi tek Bufi si njeri dhe Bufi e kullufiti si të ishte thjesht një mi. Kjo është historia e kënetës e bufit dhe e minjve. Ndrësa historia jonë ëhstë një tjetër.

Unë dua të përshëndes këtu, në mënyrë të veçantë, Zamirën, dekanen e ekonomikut të Vlorës, e cila e kuptoi se nuk kishte ç’kërkonte më dhe as cpriste më në atë kamp, dhe si vlonjate që nuk e bënte dot rolin e miut dhe erdhi e u bashkua me ne, duke përfaqësuar sot Vlorën në skuadrën tonë kombëtare të 11 majit, dhe erdhi jo vetëm por me shumë të rinj e të reja të Forumit të PD të Vlorës, të cilët vlonjatë dhe ata, nuk mund dot të rrinin në radhë për tu bërë minj dhe shembulli i Vlorës i demokratëve të Vlorës, është shembulli që Vlora historikisht i jep Shqipërisë se për arsye të paditura Vlora ëhstë ajo që e pa e ndjen erën e historisë, prandaj edhe të tjera  gra e vajza demokrate, sepse cuditërisht janë gra dhe vajza e kuptoni , edhe djemtë e forumit rinor erdhen se erdhen me të dashurat, por të oaktën janë treguar djem të mençur, gra dhe vajza demokrate po na afrohen dhe po na bashkohen edhe nga të tjera qarqe

të cilat i siguroj se nuk do të bëhen kurrë pishman, ndërkohë që burrat demokratë le të vazhdojnë të reflektojnë vetëm të mos thonë që nuk ua thamë: ikni përpara se ta pësoni si miu.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!