Lacio dominon Milanin në “San Siro” për Kupë

schedule14:58 - 1 Shkurt, 2018

schedule 14:58 - 1 Shkurt, 2018

Tomas Strakosha ndihmon Lacion në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë në fushën e Milanit. Portieri i kombëtares shqiptare u tregua në lartësinë e detyrës.

Nuk pati aq shumë punë sa, në ndeshjet e tjera.

Tomas Strakosha u ndje i sigurt dhe i mbuluar mirë nga shokët e tij tek Lacio, në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Milanit.

Edhe pse u luajt në stadiumin “San Siro”, iniciativën thuajse gjatë gjithë kohës e patën miqtë, duke marrë një rezultat pozitiv, 0-0, në gjysmëfinalen e parë, veçse e deshën edhe ndihmën e portierit shqiptar.

Strakosha priti shkëlqyeshëm gjuajtjen e vetme të rrezikshme në kuadrat të milanistëve, ndërsa pati fat pak sekonda më vonë.

Portieri i kombëtares shqiptare e kishte parashikuar reagimin e kryeqytetasve pas disfatës 1-2 të pësuar në Serinë A, në të njëjtin stadium dhe ndaj të njëjtit kundërshtar, kur ishte shprehur se “nuk jemi të lumtur, por do të nxjerrim mësime nga kjo humbje”.

Lacio madje meritoi më shumë.

Sulmuesi i saj kryesor, Çiro Imobile, ishte protagonisti kryesor, për mirë dhe për keq.

Lojtari i kombëtares italiane u tregua rreziku numër 1 për mbrojtjen e ekipit të trajnerit Xhenaro Gatuzo.

Për fat të keq, 31-vjeçari bëri edhe gabime, ndërsa pati mundësi të shënonte të paktën një gol.

Barazimi pa gola, sidoqoftë, e bën Lacion favorite për të shkuar në finale, kur të luhet gjysmëfinalja e dytë në 28 shkurt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!