Lacio blindon titullarin, zbulohen detajet e kontratës së e re

schedule12:59 - 31 Korrik, 2020

schedule 12:59 - 31 Korrik, 2020

Mesfushori me tipare sulmuese, Luis Alberto, duket se do të vazhdojë të qëndrojë te Lazio. Spanjolli kaloi një sezon të shkëlqyer në Seria A dhe drejtuesit lacial kërkojnë t’ia rinovojnë kontratën.

Kontrata e tij aktuale përfundon në qershor të vitit 2022 dhe nuk kanë munguar zërat për një rikthim të ish-lojtarit të Liverpoolit në vendlindje. Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse drejtuesit kërkojnë rinovimin me Alberton sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sipas raportimit të “Il Corriere dello Sport”, Lazio pritet t’i ofrojë Luisit një kontratë deri në vitin 2025. Gjithashtu dhe paga e tij do të rritet, ku Alberto do të përfitojë 3 milionë euro  në sezon nga 2.7 që përfiton aktualisht. 26-vjeçari numëron 35 ndeshje këtë sezon me Lacion, ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar plot 16 asiste për shokët e skuadrës. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!