Laçi do të zbresë në fushë sërish sot, pasi miqësores së zhvilluar kundër të rinjve të Strugës. Bardhezinjtë e drejtuar nga Shpëtim Duro kanë një test të vërtetë këtë herë.
Sot në orën 17:30 Laçi do të ndeshet me Shkëndijën e Tetovës, kampione e Maqedonisë së Veriut që ka në përbërje mjaft lojtarë cilësorë që në të shkuarën kanë luajtur edhe në Superiore.
Po në Maqedoninë e Veriut do të zhvillojë miqësore edhe Egnatia, por një muaj më pas. Renova do të jetë rivali i tyre më 28 korrik, kur rrogozhinasit do të jenë në vendin fqinj për të zhvilluar fazën përgatitore. /abcnews.al