Laçi nesër në fushë për çerekfinalet e Kupës, dy rikthime gëzojnë Cungun

schedule21:59 - 13 Nëntor, 2020

schedule 21:59 - 13 Nëntor, 2020

Nesër mësohet ekipi i fundit çerekfinal i Kupës së Shqipërisë. Laçi pret Egnatian e Gugash Maganit dhe fitorja është alternativa e vetme.

Trajneri i bardhezinjve, Armando Cungu ka marrë një lajm të mirë para sfidës që do të luhet të shtunën, duke nisur nga ora 13:30.

Mesfushori Julian Shehu dhe mbrojtësi i djathtë Dorian Kërçiku kanë lënë pas problemet fizike, janë rikuperuar plotësisht dhe janë të gatshëm për duelin e Kupës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!