Laçi kompleton krahët e sulmit, konfirmohet afrimi i tretë

schedule14:28 - 16 Janar, 2020

schedule 14:28 - 16 Janar, 2020

Irlian Ceka ishte iu pari që iu bashkua Laçit në merkaton e janarit. Mbrojtësi i majtë u rikthye nga huazimi prej Apolonisë, ndërkohë që pak ditë më parë nënshkroi edhe sulmuesi anësor Bedri Greca.

Kurbinasit nuk janë ndalur me kaq, pasi ditën e djeshme kanë arritur marrëveshjen dhe kanë firmosur me anësorin e djathtë, Uendi Vecaj. Shkodrani, së bashku me Grecën, brazilianin Teco dhe Xhixhën kompletojnë krahët e sulmit.

Vecaj njihet mirë nga trajneri Armando Cungu, i cili e ka pasur nën urdhra për disa ndeshje te Vllaznia dhe më pas ai u transferua në Kroaci te Dinamo Zagreb II. Anësori verën e shkuar u kthye në Shqipëri, ku u bë pjesë e Teutës dhe pas 18 muajsh vendos të ndryshojë sërish ambient.

Oferta e Laçit ishte e duhura për të dhe Vecaj ka nisur stërvitjen me kurbinasit. Drejtuesit e bardhezinjve po punojnë për të tjera afrime në ekip, pas largimet kanë qenë të shumta në muajin dhjetor dhe stafi teknik kërkon një ekip më të kompletuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!