Laçi: Jo debutimi që prisja, Reja nuk ka kohë të flasë me të gjithë lojtarët

schedule14:26 - 5 Tetor, 2020

schedule 14:26 - 5 Tetor, 2020

Qazim Laçi debutoi si titullar në humbjen ndaj Lituanisë në Nations League, rezultat që solli zhgënjim të madh te të gjithë. Mesfushori dibran, pjesë e AC Ajaccio në Ligue 2, ka folur në konferencën për shtypin para sfidave jashtë fushe me Kazakistanin dhe Lituaninë, ku ndër të tjera tha:

PRURJET – “Do jetë interesant grumbullimi i lojtarëve të rinj. Lojtarët kanë dhënë maksimumin, prandaj ndodhen këtu. Besoj do jetë një grumbullim shumë i mirë. Tani duhet ta tregojmë në fushë”.

DEBUTIMI – “Debutimi me Lituaninë nuk ishte ai që kisha në mendje. Nuk u lidh me fitore dhe nuk u lidh me performancë të mirë për ekipin. Shpresoj të jem përherë titullar, por kjo është zgjidhja e trajnerit. Gjithmonë do jap maksimumin, në kombëtare dhe te klubi im”.

SKEMA 3-5-2 – “Zgjedh trajneri, ne lojtarët duhet të jemi gati të përballojmë sistemin. Ne lojtarët, me çdo sistem duhet ta kalojmë dhe të mendojmë të japim maksimumin në fushë”.

AJACCIO – “Kampionati në Francë është shumë e mirë. Kam 4 vite, ndihem mirë me ekipin dhe nuk kam ndërmend të lëviz. E morëm pak më lehtë ndeshjen me Lituaninë. Të gjitha ndeshjet do të jenë të forta për të gjithë ekipet”.

OBJEKTIVI – “Do japim maksimumin të marrim sa më shumë pikë. Euro 2024? Trajneri ka zgjedhur lojtarë të rinj, kjo tregon se kemi shumë lojtarë. Ekipi e ka një shans shumë të madh tani, e kemi shansin edhe për Euro 2024. Por, duhet të japim maksimumin dhe të marrim fitore”.

DISFATA – “Është mësim për ne humbja ndaj Lituanisë, do lexojmë më mirë ndeshjet e ardhshme dhe do të jemi më mirë”.

REJA – “Sigurisht që kemi komunikuar kur erdha këtu. Më ka folur, më ka shpjeguar gjërat që pret nga unë. Më ka folur edhe për sistemin. Trajneri nuk ka shumë kohë të bisedojë me të gjithë lojtarët. Besoj se çdo lojtar, kur vjen këtu, është më i përqendruar për ndeshjet. Çdo gjë që thotë trajneri, duhet ta marrim sa më shpejt dhe ta tregojmë në fushë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!