Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Laçi i thotë “mirupafshim” kupës, Egnatia fiton bindshëm ndaj kurbinasve

schedule14:55 - 15 Mars, 2023

schedule 14:55 - 15 Mars, 2023

Sot në orën 13:00 është luajtur ndeshja e kthimit mes Laçit dhe Egnatias, sfidë e vlefshme për një biletë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në përballjen e parë në rrogozhinë, ndeshja u mbyll në paqe me rezultatin 0-0. Sot, në Kurbin, Laçi është mposhtur me shifrat 0-3 duke u eliminuar kështu nga ky kompeticion.

Golin e parë Egnatia e shënoi në minutën e 20-të me anë të Fernando Medeiros. Intervali i parë kohor përfundoi me këtë rezultat dhe me 4 kartona të verdhë të marrë, dy për secilën skuadër.

Pjesa e dytë nuk pati ndonjë reagim konkret nga Laçi, madje në minutën e 54-të, Egnatia dyfishon shifrat me anë të Kasës. Disa minuta më vonë, pra në të 66-tën, Fernando Medeiros shënon edhe golin e tretë, duke vulosur kështu kalimin e Egnatias në fazën tjetër.

Egnatia i bashkohet Tiranës dhe Teutës, ndërsa sot në orën 17:00, do të vendoset gjysmëfinalisti i radhës, me Partizanin dhe Vllazninë, me shkodranët  të cilët e fituan ndeshjen e parë me rezultatin 3-1./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!