“Laboratori i kujtesës”, Migen Qiraxhi: Dominon rrëfimi emocional

schedule14:03 - 28 Tetor, 2022

schedule 14:03 - 28 Tetor, 2022

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare është shprehur se të rinjtë nuk kanë pasur mënyra për të njohur periudhën e komunizmit.

Në një lidhje direkte me studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Qiraxhi u shpreh që ‘dominon ajo që është rrëfimi emocional i familjarëve të tyre, por ajo që duhet të jetë me interes për vendin tonë, që kjo pjesë e historisë duhet të jetë e strukturuar në mënyrë akademike, sepse familjarët shpesh japin histori të dhimbshme, dhe i filtrojnë faktet për shkak të anës emocionale’.

Sipas Migen Qiraxhi ‘për qytetarët e rinj të këtij vendi, dhe për të përafruar historinë e vendit të tyre, kemi krijuar këtë hapësirë me këtë 3 sektorë, krimet dhe pasojat e komunizmit, jeta e të cilëve është ndërprerë përgjatë viteve, 1939 – 1945, me filma dhe me dokumentarë.

Qëllimi i ‘laboratorit të kujtesës’, apo kësaj hapësire është që të jetë jo vetëm edukative për të rinjtë, por për të treguar edhe pasojat e mungesës së lirisë, dhe dramën që sjell mungesa e saj.

Pavarësisht 3 dekadave tranzicion, akoma nuk ka vende të cilat të memorizojnë krimet e komunizmit në vendin tonë, tha Qiraxhi.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!