Laboratori i drogës në Fier, SPAK del në konferencë: U sekuestrua rreth 430 kg “e bardhë”

schedule11:08 - 25 Nëntor, 2022

schedule 11:08 - 25 Nëntor, 2022

Kreu i SPAK, Arben Kraja dhe prokurori i çështjes kanë informuar që porosia për ngarkesën ishte bërë që në maj të këtij viti dhe prej aty ka filluar mikëqyrja nga autoritetet.

Lexo edhe: Nga Tivari në Fier, si u kap kokaina mes plehut kimik, trafikantët 3 muaj nën vëzhgim

“Ekzistonin të dhëna që në maj 2022 ishte ngarkuar një sasi me pleh artificial për në Pire, transit në Tivar me porositës një shtetas shqiptar. Me kërkesë të autoriteteve malazeze është bërë kontrolli. Rezultoi që porositësi i mallit ishte shtetasi shqiptar që kishte hapur aktivitet ndër të cilat ishte edhe importi i plehrave kimike dhe mallrave të tjera. Pasi sasia me pleh është dërguar në Shqipëri kanë vijuar veprimet e tjera deri dje që është bërë kontrolli dhe sekuestrimi i kësaj sasie në Farkë të Madhe të Fierit”, tha prokurori i çështjes.

Po ashtu prokurori bëri me dije se janë ekzekutuar masat e sigurisë për 10 shtetas shqiptarë dhe çështja është regjistruar si grup kriminal. Një nga financuesit në Shqipëri gjithashtu është ndaluar.

“Janë sekuestruar 15 mijë euro, 3 automatik, 3 pistoleta, 108 fishekë, 18 aparate celularë, 5 automjete, 20 paleta me 24 ton pleh artificial, brenda të cilit 430 kg kokainë, me vlerë 40 mln euro”, bëri me dije prokurori.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!