Laborator kanabisi në ndërtesë, 3 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim në Lushnje: Mes tyre, 2 punonjës të OSHEE

schedule09:35 - 8 Maj, 2021

schedule 09:35 - 8 Maj, 2021

Policia në Lushnje ka goditur një rast të tenativës për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të improvizuara si laboratorë. Mësohet se me finalizimin e operacionit të koduar “Krutja”, u zbulua një laborator kanabisi i përshtatur në një ndërtesë në këtë fshat, rast për të cilin janë arrestuar të paktën tre persona.

Në pranga është vënë 40-vjeçari Mario Çela, banues në Lushnje ndërsa u shpallën në kërkim 45-vjeçari Ervin Rista, banues në Tiranë, 54-vjeçari Lirim Serdani dhe 27-vjeçari Igli Borova

Këtë të fundit dyshohet se përshtatën ambientin e ndërtesës në pronësi të Ristës me aparatura që shpërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu, për shpërdorim detyre u vunë në pranga dy punonjës të OSHEE, 64-vjeçari Mestan Zoto dhe 23-vjeçari Vilsi Liçi, banues në fshatin Gorre.

Punonjësit dyshohet se nuk kanë përmbushur detyrën duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike. Gjatë operacionit policia sekuestroi pajisjet elektrike që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike dhe fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës të Lirim Serdanit, policia gjeti disa fishekë luftarakë dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në kushte laboratorike.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, operacioni antikanabis i koduar “Krutja”.

Policia zbulon në fshatin Krutje brenda një ndërtese, një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Sekuestrohen fidanë kanabisi dhe pajisje të ndryshme elektrike.

Arrestohet në flagrancë një prej autorëve të kësaj ngjarje dhe dy punonjës të kompanisë OSHEE.

Shpallet në kërkim pronari i ndërtesës i cili është organizatori i kësaj veprimtarie kriminale si edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra më parë në rrugë policore, nga Komisariati i Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit antikanabis të koduar “Krutja”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në Lushnje, si dhe u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve E. R., 45 vjeç, banues në Tiranë, L. S., 54 vjeç dhe I. B., 27 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë përshtatur ambientin e një ndërtese në pronësi të shtetasit E. R., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre” shtetasit M. Z., 64 vjeç, banues në fshatin Ardenicë dhe V. L., 23 vjeç, banues në fshatin Gorre.

Të dy këta shtetas, punonjës të kompanisë OSHEE, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën, (duke mos kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike).

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet elektrike që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike dhe fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L. S., u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë luftarak dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në kushte laboratorike.

Materialet për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Shpërdorim detyre”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.  sb/abcnews.al/