Labëria kampione e Kategorisë së Tretë, ka festë edhe në Bulqizë

schedule20:18 - 17 Korrik, 2020

schedule 20:18 - 17 Korrik, 2020

U luajt sot në Qendrën Sportive Kamzë, ndeshja Labëria-Kinostudio, e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë së Tretë, duel që u mbyll në barazim 2-2.

Me këtë rezultat, skuadra e Labërisë është shpallur kampione e kësaj kategorie për sezonin 2019-2020, duke siguruar dhe ngjitjen një kategori më lart për sezonin e ardhshëm.

Në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm, do të luajë dhe Bulqiza, që e mbylli kampionatin në vendin e dytë, ndërsa Valbona e vendit të tretë do të luajë sfidën “play-off” me fitueset e “play-out” të Kategorisë së Dytë.

Pas përfundimit të ndeshjes u zhvillua dhe ceremonia e dorëzimit të trofeut të ekipit kampion, nga ish-futbollisti z. Bedri Omuri, i cili i dhuroi kupën kapitenit të Labërisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!