I riu Luke Williams la punën e tij si ndërtues dhe tani fiton disa mijëra euro duke punuar nga shtëpia.
Në moshën 23-vjeçare, vendosi të ndryshojë profesionin e tij, duke parë se puna që bënte nga shtëpia i sillte shumë më tepër para. Më konkretisht, i riu ka punuar si ndërtues, por për të paguar faturat i është drejtuar rishitjes së produkteve nëpërmjet internetit.
Ai filloi të shesë celularë të vjetër në eBay ndërsa punonte në një kantier ndërtimi. Më pas, në janar 2021, ai filloi të blinte mallra shtëpiake nga tregtarët me shumicë për t’i shitur në Amazon, ku fitonte më shumë se 1000 euro në muaj.
Brenda pak muajsh fitimet e tij u rritën dhe ai arriti në pikën ku fitonte më shumë se 30 mijë euro në muaj! Puna e së ardhmes? Ndoshta. Sigurisht, menjëherë pasi bëri një fitim kaq të madh, ai u detyrua të linte punën e tij si ndërtues në janar 2022 për t’u fokusuar plotësisht në rishitjen./abcnews.al