Në një lidhje skype me “Emisionin e Mëngjesit” ishte Xhuljano Dule nga Itali, i cili është bërë i njohur për humorin e tij “të zi”.
Dule i cili ka përfunduar studimet për ekonomi, ka punuar dhe vazhdon të punojë part time në Bankën Botërore në Romë.
I pyetur se pse nuk e ka bërë shumë publik humorin e tij, Xhulja tha se kjo ka ndodhur për arsye se jo të gjithë e pëlqejnë humorin tij.
“Unë e mbaj për vete, sepse zakonisht jo të gjithë e pëlqejnë humorin tim, pasi është pak humor i errët. Sepse temat që trajtoj janë steriotipe dhe nuk janë shumë popullore” tha ai.
Xhuljo po ashtu rrëfeu edhe momentin kur ai e kuptoi se të shkruarit ishte pika e tij e fortë.
“E kuptova kur isha në Romë. Punoja të banka botërore. Para se të niste Covid, jeta ime nuk ishte e plotë siç doja unë, sepse unë kisha qejf të shkruaja dhe të bëja teatër. Thash po e provoj. Bëra një skeç, ai vajti shumë mirë dhe thash kjo është jeta ime dhe këta dua të bëj gjithë jetën.
Sapo nisa të bëj këtë, erdhi Covid dhe qëndruam katër muaj mbyll në shtëpi. Por tani po fillon të eci pak më mirë” shtoi ai.
Temat që ai trajton janë kryesisht për shqiptarët, apo ballkanasit, por së fundmi do të ketë edhe skeçe që kanë të bëjnë me kulturën italiane.
“Kjo tema e miellit është një temë shumë e rëndësishme. Ata dy që kanë dalë në Comedy Central janë dy tema karakteristika të miat dhe asnjë tjetër nuk ka folur në televizion.
Unë tani për materialin, për miellin e italianëve, skeçet që do dalin, do dali dhe një tjetër në 16 tetor, janë më shumë për kulturën italian, kur merret me shqiptarët dhe ballkanasit në tërësi” tha Xhulio.
Në fund Xhulio rrëfeu se ka disa materiale edhe në gjuhën shqipe, ndërsa shtoi se ka menduar edhe për turne në Shqipëri, por nuk ka kontakte mjaftueshëm./abcnews.al