La Parisin e Romën, mjekja që u kthye në Shqipëri: Nuk jam penduar

schedule19:37 - 30 Mars, 2023

schedule 19:37 - 30 Mars, 2023

TIRANË- Ka mjekë që ikin, por ka dhe që vijnë. Një prej tyre është Valmira Abilaliaj e cila afro katër vjet me parë u kthye nga Franca dhe nisi punën si kirurge e përgjithshme në spitalin e Traumës në Tiranë  pas rreth 17 vitesh specializim dhe përvojë  në Romë e Paris.

“Ka qenë vendim i marrë shumë shpejt fillimisht për arsye personale, por nuk jam penduar. Ne jemi profesionistë, kam punuar pas universitetit edhe në Romë edhe në Paris. Ardhja këtu është një punë si atje në sensin kirurge isha atje, kirurge jam dhe këtu”, tha ajo.

Kirurgia mendon se guri i rëndë është në vendin e vet  dhe dëshirën për tu kthyer e ka pasur herët.  Por rreth 10 vjet me parë  kur tentoi të linte Italinë e pa të pamundur ushtrimin e profesionit në Shqipëri.

“Italia është shumë e mirë për italianët . Për shqiptarët është pak më e vështirë për shumë arsye se secili rëndon më shumë në vendin e vet.  Kthimi ka qenë thuajse i pamundur se diferenca në kushtet e punës ka qenë shumë e madhe, je mësuar të japësh shërbim, por kur s’ke mjete është e kote të besh kompromise s’mund të them të njëjtën gjë kur kam ardhur në 2019 situata ishte sh e ndryshme se përpos vështirësisë t’i arrin të adaptohesh”, u shpreh ajo.

Nuk iu desh shumë kohë të përshtatej.  Nisi me aplikimin e teknikave të reja të kirurgjisë dhe pas më shumë se  dy vitesh e gjysmë  si kirurg  tashmë po i zbaton si  drejtuese teknike e spitalit të traumës  me synimin e modernizimit të shërbimit

“Kur kam ardhur kishim 1 laparaskopi që përdorej me ditë të caktuara dhe për gjëra të limituara, tani kemi 2  që punojnë full time, punojnë të gjithë kirurgët. Po e fusim këtë gjë dhe për trajnimin e traumës”, shtoi mjekja.

Globalizmi të jep mundësinë  të punosh  ku të dëshirosh e ku mund të gjesh veten. Largimet dhe kthimet  për kirurgen e spitalit të Traumës që përvojën jashtë vendit e cilëson të domosdoshme  do të jenë  gjithmonë,  por  kur e pyet se çfarë do të bënte nëse  do ti jepej mundësia për  të lëvizur diku tjetër  jep këtë përgjigje.

Arsyeja fillestare ka qene familjare por tani s’më mban asnjë detyrim këtu, qëndroj se jam gjendur mirë, po bëj një projekt tek Spitali i Traumës dhe nuk gjej arsye për momentin për të lëvizur”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!