Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

La Liga “thërret” Asllanin/ Inter në bisedime të avancuara me klubin iberik, Betis

schedule12:41 - 8 Korrik, 2025

schedule 12:41 - 8 Korrik, 2025

Për fat, i ka bërë vend vetes që të mundë të zgjedhë.

Kristian Asllani nuk është një emër i panjohur në futbollin europian, dhe Interi nuk do ta ketë shumë të vështirë që ta transferojë në dalje mesfushorin shqiptar.

Mediat në Apenine dhe në Spanjë pohojnë se bisedimet më të avancuara për 23-vjeçarin janë ato me klubin e La Ligës, Betis.

Skuadra spanjolle do të luajë në Ligën e Europës edicionin që vjen, pasi u rendit e gjashta në kampionat, si dhe arriti finalen e Ligës së Konferencës, ndaj edhe kërkon përforcime për të përballuar sezonin.

Sipas “Skaj Sport Italias”, spanjollët japin deri në 8 milionë euro për një pjesë të kartonit, ndërsa Interi e vlerëson deri në 20 milionë.

“Transfermarkt”, ndërkaq e jep vlerën e kartonit të Asllanit 13 milionë euro.

Klubi italian dëshiron ta mbajë një pjesë të vlerës së kartonit për të përfituar në rast të një transferimi të suksesshëm në të ardhmen.

Gjithsesi, për mesfushorin kuqezi vazhdon interesimi I Xhenoas, klubit të Serisë A, të paktën sipas asaj që shkruan “Il Korriere delo Sport”.

Asllani pëlqehet dhe klubi nga Liguria kërkon që të ketë një skuadër sa më të fortë në 2025-2026.

Ylli I Shqipërisë ka luajtur 99 ndeshje për Interin që nga viti 2022, duke shënuar 4 gola e shërbyer 5 asistë, dhe 88 nga këto paraqitje kanë qenë në Serinë A.

Edhe pse shpesh herë është vlerësuar, mesfushori nuk ka mundur kurrë që të konsiderohet i denjë për formacionin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!