La Liga/ Të gjithë sytë nga “El Clasico”, publikohen formacionet e sfidës Real Madrid-Barcelona

schedule19:56 - 21 Prill, 2024

schedule 19:56 - 21 Prill, 2024

Është padyshim një nga rivalitetet, më spektakolare në botën e futbollit. “Galaktikët” e Real Madrid do të përballen për herë të 257-të, me rivalët e tyre të përjetshëm, “Katalanasit” e Barcelona, në “El Clasico”-n e famshme spanjolle, me skuadrën që do të ndeshen, në “mitikun” e “Santiago Bernabeu”, në kuadër të javës së 32-të, të këtij kompeticioni.

Sa i përket formacioneve, tekniku Carlo Ancelotti i ka rreshtuar “Mbretërit” e tij, me formulën e zakonshme, 4-3-1-2, ku në portë nuk mund të mungojë “heroi” ndaj Manchester City, Andriy Lunin. Në krahët e mbrojtjes janë Luca Vazques e Camavinga, me qendrën që mbulohet nga Tchouamen e Rudiger. Në mesfushë vendoset treshja “e artë”, Valverde-Modric-Kross, ndërsa sulmi përbëhet nga Bellingham, Rogrygo e Vinicius Junior.

Në krahun tjetër, tekniku i “Blaugranave”, Xavi Hernandez ka vendosur të përdorë formacionin 4-3-3, për djemtë e tij, ku në portë është si zakonisht “muri” gjerman, Marc-Andre Ter Stegen. Në mbrojtje janë Cancelo, Cubarsi, Ronald Araujo e Jules Kounde, ndërsa mesfusha disi defensive, me Frenke De Jong, Christensn e Ilkay Gundogan, me sulmin që mbushet me “yjet”, Raphinha, Robert Leëandoëski e Lamine Yamal. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: