La Italinë për Shqipërinë, skiatorja 15-vjeçare fenomeni i Kupës së Botës

schedule10:46 - 31 Tetor, 2022

schedule 10:46 - 31 Tetor, 2022

Një italiane do të mbajë flamurin kuq e zi duke përfaqësuar Shqipërinë në Kupën e botës në ski. Bëhët fjalë për Lara Colturi, 15 vjeccarja që është cilësuar si ylli I ri në ski.

Lajmi që Lara la Italinë për Shqipërinë mesa duket i mërziti pak bashkëatdhetarët e saj, sepse sipas tyre, ata e kanë shumë të vështirë ta konsiderojnë atë shqiptare.

Të qenurit vajzë e një nëne kampione olimpike si Daniela Ceccarelli, e cila është konsideruar si sportistja më e mirë e brezit të saj, mesa duket ka bërë që Lara të ecë në hapat e saj.

Lara ka mbërritur në Tiranë dhe mes shumë emocionesh dhe pa hequr asnjë moment vëmëndjen nga flamuri kuq e zi, qëndron fort krah nënës së saj dhe duke folur me sytë që I shkëlqejnë flet për eksperiencën e paharruar. Në një intervistë për gazetaren Bora Shahini, ylli I ri I botës së skisë është shprehur se:

Pata një eksperiencë shumë të bukur në Amerikën e Jugut dhe jam shumë e lumtur që e kam bërë, që kam zbuluar vende të reja edhe sepse nuk kisha shkuar më parë dhe kam arritur disa objektiva mund të themi që i kisha vënë vetes dhe jam shumë e lumtur që jam kthyer me buzëqeshje që më lexohej në fytyrë. Po, për fat të keq kjo ishte gara ime e parë në Kupën e Botës,  nuk është bërë për shkak të kohës së keqe  dhe tani të mendojmë vetëm për të tashmen … tani mund të ecim përpara… gara tjetër do të jetë në Levi, Finlandë,  do të nisemi atje që në 8 nëntor  për në Levi dhe do të qëndrojmë aty për dy javë sa për të parë dhe për t’u ambientuar me vendin dhe më pas do të bëhet gara dhe do të kthehemi sërish  në shtëpi”.

Shtëpia e saj e re sportive tashmë është Shqipëria, vendi që I besoi flamurin dhe prezantimin e kombit në botën e skisë. Por si lindën bisedat për një përfaqësim të tillë?

 “Gjithçka filloi me mamin dhe Elvisin (Elvis Toci presidenti i federates se Skive)që u takuan në një garë të Kupës së Botës besoj dhe më pas, pasi mamaja pa që Elvisi ishte një njeri me shumë ambicie dhe kishte shumë projekte në mendje, kështu që i pëlqeu shumë kjo dhe në fakt, më pas ishte, u bë trajnerja teknike e Grupit Federal të Shqipërisë dhe më pas dalëngadalë, e pamë që na pëlqeu ky realitet dhe për këtë arsye vendosëm që edhe unë të bëhesha pjesë e kësaj familjeje të re dhe kështu  pjesa tjetër erdhi vetë”.

Mediat italiane shprehën pakënaqësinë se përse duhet të largohej një yll si Lara Colturi. Por a ka humbur miq Lara për një “tradhti” profesionale? A janë ndikuar ata nga lajmet në media se Lara I braktisi?

 “Në fakt nuk kam folur shumë me miqtë e mi, sepse u nisa menjëherë për në Amerikën e Jugut, kështu që nuk mund t’i takoja të gjithë fizikisht, por vazhdoj të mbaj kontakte me ta përmes rrjeteve sociale, Instagramit, Whatsapp-it e gjëra të ndryshme dhe për ata është dicka normale, domethënë asgjë nuk ndryshon, për ata jam gjithmonë mikesha e tyre. Pra, për ta absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar dhe për këtë arsye marrëdhëniet janë gjithmonë të njëjta.

Lara tashmë ka shënjuar rekord si sikatorja më e re në Kupën e botës dhe kjo ndodh duke mbajtur mbi shpatulla flamurin shqiptar./Bora Shahini.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!