Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“La Fazani” godet sërish me parodi: Kush është “Ismeti i Vërteti” në kohët moderne?

schedule14:38 - 16 Tetor, 2025

schedule 14:38 - 16 Tetor, 2025

Kantautori i veçantë Arbër Salihu, i njohur për publikun si La Fazani, ishte sot i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ku solli energjinë e tij unike dhe mendimin kritik që e karakterizon. Në një intervistë plot humor, reflektim dhe sinqeritet, ai prezantoi projektin e tij më të ri “Ismeti i Vërtetë”, një parodi muzikore që godet me finesë mentalitetin dhe realitetin modern shqiptar.
La Fazani e quan këtë projekt një “version shqiptar parodik” të këngës “The Real Slim Shady”, me të cilin ai i fton të gjithë të reflektojnë: “A nuk jemi të gjithë pak ‘Ismetë’ në përditshmërinë tonë?”.
Pas suksesit me albumin “Speca Turshi” dhe koncertit të shumëpërfolur “Regje”, që u konceptua që në vitin 2019 si një përmbledhje muzikore e veprimtarisë së tij, kantautori tregon se puna në grup me ansamblin prej 7 vetash ishte një përvojë që s’e harron lehtë.
La Fazani është mjaft i njohur në skenat zyrtare: në vitin 2023 fitoi Festivalin e Këngës në RTK, një arritje që i shton motivimin për t’i qëndruar besnik stilit të tij autokritik, por gjithmonë me humor e mendje të mprehtë.
I pyetur për pjesëmarrjen në Eurovision, ai u shpreh se ndonëse Kosova ka pasur gjithmonë dyer të mbyllura, “ajo ditë mund të vijë shpejt”. Dhe pse jo, ndoshta si përfaqësues i Shqipërisë në Festivalin e RTSH, gjë që, siç tha, e ka menduar seriozisht.
Përtej muzikës, Arbëri është në një etapë të re të jetës: baba për herë të parë. Së bashku me partneren e tij Likanën, pas 10 vitesh dashuri, ata kanë përjetuar ardhjen në jetë të “çikës së babit”. “Ndjesi që të ndryshon rrënjësisht më ka shtuar dashurinë, përgjegjësinë, dhe reflektimin,” u shpreh ai me emocione të qarta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!