La Casa de Papel: Pse u vonua kaq shumë sezoni i pestë?

schedule15:14 - 12 Maj, 2021

schedule 15:14 - 12 Maj, 2021

Sezoni i pestë i serialit “La Casa de Papel” po vjen dhe kjo tani është zyrtare. Ky është ndoshta ‘boom-i’ më i madh i Netflix këtë vit, pasi miliona njerëz po presin të shohin se si do të përfundojë seriali ‘fenomen’.

Ky serial pritet të nis trasmetimin në Netflix në gjysmën e dytë të vitit 2021 dhe kurioziteti është i madh.

Sezoni i 5-të i serialit ishte planifikuar nga marsi i vitit 2020 e më tej, por u shty për më vonë për shkak të pandemisë së koronavirusit, ashtu siç ndodhi me të gjithë programacionin e Netflix.

Pra është e qartë se prodhimi i ciklit të pestë filloi shumë më vonë se sa pritej dhe zgjati shumë më gjatë.

Sezoni i ri do të ishte patjetër gati në pranverë ose në verë të vitit 2021 pa pandeminë. Tani thjesht duhet të presim edhe pak.

Prodhimi i ciklit të ri përfundoi në pranverë, rreth 6 muaj pas vlerësimeve fillestare. Por është një cikël prej 10 episodesh, 2 më shumë se dy sezonet e mëparshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!