Punoi për 5 vite në radhët e policisë, por vendosi të braktisë ëndrrën e kahershme. Tashmë syri nuk e ka thepin e armës, por në objektivin e kamerës.
Ky është Alfons Trashaj nga Pllana e Lezhës. Rrëfen se e nisi këtë punë 25 vite më parë. Fillimi ishte i vështirë, por dëshira për punën ishte e madhe.
Alfonsi tregon se në këtë punë dy janë elementet kyçe. Vëmendja dhe përqendrimi. Lodhjen më të madhe Alfonsi thotë se ka në muajin gusht.
Ashtu si në çdo punë, kurioziteti është pagesa. Alfonsi nuk nguron të na tregojë sa merr për një dasmë. Lodhja është sa fizike dhe psikologjike.
Për çiftet, kameramani është një mësues. Çiftet e reja ia kanë bërë punën më të lehtë, ndërsa tregon momentet më të sikletshme në punë. Nuk mungojne ato te këndshmet. Kryesorja e kësaj pune janë pajisjet, ndaj kujdesi për to duhet të jetë i madh.
Alfonsi vazhdon të ruajë materialet e filmuara. Dikur ruante kasetat, me pas dvd dhe sot përdor hard disk ne mënyrë që çiftet te mos i humbasin asnjëherë këtë momente. Këtë zanat Alfonsi ia ka trashëguar të birit./abcnews.al