Kyrian Nwabueze zbarkon në Malajzi, karantina e ndan nga zyrtarizimi

schedule22:16 - 27 Maj, 2021

schedule 22:16 - 27 Maj, 2021

Kyrian Nwabueze ka zbarkuar në Malajzi, sikurse ka raportuar abcnews.al para pak ditësh. Sulmuesi, i cili u largua nga Laçi pa u mbyllur sezoni, do të qëndrojë për 14 ditë në karantinë dhe më pas do të zhvillojë testet mjekësore, përpara se të zyrtarizohet te skuadra e Kuala Lumpur.

 

Nwabueze me Laçin shënoi vjet 24 gola, kurse sezonin aktual vetëm 7. Në të shkuarën ai është aktivizuar edhe në Armeni, Maqedoninë e Veriut, Slloveni dhe në Kosovë te Drita, para se të vishte fanellën e bardhezinjve.

Kjo nuk është lëvizja e parë nga Laçi në Malajzi. Më herët ka qenë Faton Toski, i cili pas një eksperiencë me kurbinasit, u transferua te skuadra e Perak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!