Kyrian Nwabueze dëshira e madhe, trajneri i ekipit turk e thotë hapur

schedule11:46 - 24 Janar, 2020

schedule 11:46 - 24 Janar, 2020

Sulmuesi i Laçit, Kyrian Nwabueze, po bën një sezon të shkëlqyer në Superiore. Deri më tani, Nwabueze ka luajtur 18 ndeshje në Superiore, ku ka shënuar 14 gola. 27 vjeçari ka tërhequr interes nga disa skuadra dhe ekipi më i fundit i interesuar, mësohet të jetë Menemespor.

Trajneri i ekipit turk, Cenk Laleci, dhe ndihmës trajneri i tij, Orhan Terzi, janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit kurbinas, madje dhe kanë zbuluar që emri i Nwabuezes, është në listën e dëshirave për merkaton e janarit.

Nuk është hera e parë që Menemespor interesohet për lojtarët e Laçit, pasi dhe në merkaton e verës, siguruar shërbimet e portierit Gentian Selmani, i cili ishte kapiten i kurbinasve. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ofertë konkrete për shërbimet e sulmuesit amerikano-nigerian, por deri më tani, është konfirmuar nga vetë trajneri Cenk Laleci se ka interesim për Nwabuezen./abcnews.al