Kylie Minogue i ka dërguar një mesazh të përzemërt Madonnës, pas problemit të saj të fundit shëndetësor dhe qendrimit në terapi intensive.
Mesazhi i mbështetjes erdhi pasi diva e muzikës qendroi në spital për shkak të një “infeksioni të rëndë bakterial”.
Lajmi u bë i ditur nga menaxheri i saj për një kohë të gjatë, Guy O’Seary dhe ylli i popit 64-vjeçar është detyruar të shtyjë një sërë shfaqjesh për shkak të shqetësimeve shëndetësore.
Në deklaratat e saj për E! Kylie Minogue ka thënë se e simpatizon atë dhe dëshiron t’i bashkohet fansave të saj për t’i uruar Madonnës një “shërim të shpejtë”.
“Unë simpatizoj ata që bëjnë turne, por veçanërisht gratë që bëjnë turne. Mendoj se është pak më shumë punë për ne dhe kjo na ngarkon në përgjithësi”, u shpreh ajo në intervistë. “Unë patjetër do të marr biletën time dhe do të shkoj të shoh Madonnën kur ajo të kthehet në koncert,”./abcnews.al