Vajza e Kylie Jenner, Stormi festoi 3 vjetorin e lindjes. Jenner është kujdesur që këtë ditë t’ja bëjë shumë speciale vogëlushes dhe familja Kardashian-Jenner udhëtuan ishujve Turks dhe Caicos për të festuar ditëlindjen e saj.
Ndërkohë, 23-vjeçarja i ka bërë një urim shumë të ndjerë vogëlushes së saj në rrjete sociale. Teksa ka ndarë me ndjekësit momentet më të bukura që nga ardhja në jetë e së voglës së saj, Kylie shkruan se Stormi ka qenë gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë.
“Faleminderit Zot që më dërgove këtë shpirt të vogël tek unë. Qava sot, sepse nuk mundem të ndal kohën. Janë gjithë ato gjërat e vogla që do të më mungojnë zëri yt i ëmbël dhe bisedat tona të gjata.
View this post on Instagram
Të të shihja ty se si provon çdo gjë për herë të parë ka qenë pjesa më e bukur gjatë këtyre viteve të fundit, por në anën tjetër jam e lumtur që mund të të shoh ty të rritesh në vajzën më speciale që unë e di se do të jesh dhe gjithë gjërat e mrekullueshme që unë e di se do të bësh. Gëzuar ditëlindjen vogëlushja ime përgjithmonë”, ka shkruar Kylie. /abcnews.al