Kylie Jenner ka qenë gjithmonë në fokus të mediave, ku së fundmi është përfolur shumë pas akuzave nga revista prestigjioze “Forbes”, që e vlerësoi para një viti si miliarderen më të re në botë, se ka rritur fiktivisht pasurinë e saj.
Ylli televiziv është shumë aktive në rrjete sociale, ku gjithmonë ka marrë vëmendje me çdo postim që bën. Së fundmi, 22-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit një foto, teksa pozon e shtrirë mbi krevat dhe si gjithmonë shfaqet shumë tërheqëse, ku nuk kanë munguar komentet e shumta të fansave të saj.
Kujtojmë që Forbes shkruante se kompania Kylie Cosmetics “është dukshëm më i vogël, dhe më pak fitimprurës, seç ka raportuar familja e saj.” Pas këtyre lajmeve, Kylie reagoi përmes një postimi në twitter, ku theksonte se nuk ka kërkuar ndonjë titull miliardereje nga revista dhe aq më tepër të ketë gënjyer.
“U zgjova dhe ç’të shikoja. Mendova se është një ëebsite me reputacion. Gjithçka që shoh janë një numër deklaratash të pasakta dhe supozimesh të pavërtetuara. Unë kurrë nuk kam kërkuar ndonjë titull ose të jem përpjekur të gënjej për ta arritur. Mund të numëroj listën me 100 gjëra më të rëndësishme tani sesa fiksimi sa para kam unë”, shkroi ajo. /abcnews.al