Kylie Jenner, e cila tashmë ka një linjë të suksesshme të kozmetikës, produkteve të kujdesit të lëkurës dhe markës së rrobave për fëmijë, e cila u lëshua qershorin e kaluar, tani po hyn në fushën e rrobave të banjës.
Miliarderja po krijon linjën e rrobave të banjës “Kylie Swim”. Për të njoftuar lajmin, Kylie postoi një fotografi të saj të veshur me rroba banje me mbishkrimin “@kylieswim”. Sipas burimeve, marka do të shesë bikini, kapele si dhe aksesorë si syze dielli, syze noti, xhaketa shpëtimi dhe peshqirë.
Ky lajm i mirë vjen pas ditëlindjes së saj të 24 -të. Kujtojmë që ylli me famë botërore është rikthyer në krahët e Travis Scott dhe tashmë ata janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. /abcnews.al