Kylie Jenner dhe Travis Scott janë rikthyer së bashku, miqtë zbulojnë të vërtetën

schedule08:45 - 22 Maj, 2021

schedule 08:45 - 22 Maj, 2021

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë vendosur t’i japin një tjetër mundësi njëri-tjetrit megjithëse nuk janë ekskluzivë. Miq të afërt pranë tyre janë shprehur se ata kanë rënë dakord të kenë një lidhje të hapur. Çifti u nda në 2019-ën pas dy vitesh lidhjeje, dhe vetëm së fundmi nisën të qarkullonin thashetheme se janë rikthyer sërish bashkë.

Një burim ka folur për “Entertainment Tonight”, duke thënë se Kylie do të dëshironte ta zgjeronte familjen dhe t’i jepte Stormit një motër ose vëlla. “Kylie dhe Travis janë në marrëdhënie shumë të ngushta dhe idealisht, Kylie do të donte të kishte më shumë fëmijë një ditë dhe sigurisht që do të donte që babai i fëmijëve të saj të ardhshëm të ishte Travis, por ata nuk po i bëjnë asnjë presion vetvetes por po shohin se ku shkojnë gjërat “, tha burimi.

Kylie Jenner and Travis Scott are Back Together - Kylie Jenner Travis Scott Relationship

Sa i përket familjes së saj, burimi shtoi se ata e kanë mirëpritur vendimin e Kylie për t’u bashkuar me babain e vajzës. “Familja e Kylie-t dëshiron atë që është më e mira për të dhe çfarëdo që e bën atë të lumtur për sa i përket marrëdhënies së saj me Travis.”, theksoi burimi. /Abcnews.al

A Timeline of Travis Scott and Kylie Jenner's Relationship - Travis Kylie Dating Stormi

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!