Mbappe është përshëndetur me PSG në ndeshjen e fundit të tij me klubin francez, duke fituar edhe Kupën e Francës.
Djemtë e Luis Enrique mundën mbrëmjen e së shtunës në finale Lyon. Në përfundim të kësaj sfidës, sulmuesi francez është pyetur nga shtypi për të ardhmen e tij dhe foli duke dhënë një indicie.
“Mendoj se më e pakta që mund të bëja ishte të them lamtumirë kështu dhe të përfundoja mirë me klubin tim. E ardhmja? Ka një trofe për të festuar, mendoj se ka një kohë për gjë.
Unë do ta bëj të ditur klubin tim në kohën e duhur. Mendoj se do ta bëj për disa ditë. A do të arrijë njoftimi para Kampionatit Europian me Francën? Nuk e di ende, ka akoma disa detaje për të zgjidhur”, shtë shprehur ndër të tjera sulmuesi francez./h.ll/abcnews.al