Ky zakon saboton procesin e humbjes së peshës

schedule14:23 - 8 Qershor, 2023

schedule 14:23 - 8 Qershor, 2023

Nutricionistja Tammy Lakatos Shames zbuloi një zakon që e bën të pamundur humbjen në peshë, bëhet fjalë për eliminimin e plotë të karbohidrateve nga dieta.

Shumë njerëz mendojnë se pothuajse të gjitha karbohidratet janë të dëmshme për humbjen e peshës, por një nutricioniste thotë se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Përkatësisht, karbohidratet mund të jenë shumë të mira për shëndetin tonë, por eliminimi i plotë i tyre mund të shkaktojë pikërisht efektin e kundërt. Sipas saj, shmangia e plotë e karbohidrateve mund të çojë në shtim në peshë.

Karbohidratet janë si lëndë djegëse për trurin dhe muskujt tuaj, dhe kur nuk i konsumoni, nuk është e pazakontë të ndiheni të lodhur dhe të keni dëshira intensive për to ose sheqer, sepse truri dhe trupi juaj kanë nevojë për një rikuperim të shpejtë. Kjo shpesh çon në teprim të ushqimit që po përpiqeni të shmangni”, shton Shams.

Ajo këshillon që nëse doni të humbni peshë dhe nuk mundeni, duhet të keni parasysh se si ndiheni nëse hiqni karbohidratet nga dieta juaj.

A ndiheni të lodhur më pas apo kjo çon në teprime?” Nëse po, përpiquni të përfshini një sasi të vogël të karbohidrateve të shëndetshme në çdo vakt”, këshillon Shams./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!