“Ky vend qan për dy gramë burrëri!”, Mema: Po shpikin sëmundje, i lënë steril

schedule18:25 - 11 Janar, 2022

schedule 18:25 - 11 Janar, 2022

Pas deklaratës së Papa Françeskut në lidhje me familjen dhe mungesën e fëmijëve nga çiftet e reja të cilët preferojnë të mbajnë kafshë shtepiake, shumë diskutime u ngritën në rrethe shoqërore. Kjo temë u drejtua në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, ku të ftuar ishin pastori Akil Pano, psikologia Lediona Braho dhe Dorina Mema. Kjo e fundit shprehu reagimin e saj mbi deklaratën e Papës së Vatikanit, sipas së cilës nuk është treguar korrekt pasi nuk e ka cilësuar se cilëve po u referohej.

Papa nuk duhet t’ua vej gishtin atyre që mbajnë fëmijë, por ai duhet ta thotë fiks për ku e kishte nisur gishtin. Te ata burra që martohen burrë me burrë, te femrat që martohen femra me femra, që nuk kërkojnë të lindin fëmijë. Dhe te këta që po shpikin sëmundje që po lënë të gjitha femra pa fëmijë. Janë sëmundje që po shpiken për të ulur popullsinë. Janë nën ligjet që paraqiten si të pastra nën mjekësinë e ndyrë e cila paraqitet si një element për të na shëruar dhe çfarë bën ajo? I le steril.” – shprehu trajneria e fitnessit.

Ishte Ermal Peçi i cili i kërkoi të tregohej korrekt me gjuhën që përdorte dhe mos të diskriminojë askënd, të cilit Dorina iu përgjigj se nuk ishte ajo që mbante këtë mendim por ajo çfarë interpretoi nga fjalët e Papës.

“Papa duhet ta veri gishtin aty ku duhet, jo se unë diskriminova. Ai duhet të vendosi gishtin në ato lloj martesash, jo se një çift femër-mashkull marrin një qen dhe i linka qeni pa fëmijë. Është e gabuar. Një mashkull me një mashkull mund të lindin fëmijë? Jo. Atëherë mund të birësojnë.” Ndër të tjera ajo shtoi se jeta që po promovohej ditët e sotme nuk po ndihmonte institucionin e familjes.

“Ne femrat kemi nevojë për meshkuj. Nëse të gjithë meshkujt bëhen gay atëherë me kë do të martohemi ne? Është një kërkesë normale e femrave në botë. Unë shoh që shumë firma nëpër botë bëjnë promovimin me meshkuj të veshur me fustan. Na kanë marrë fustanet. Po flas të drejtën, ne femrat kemi nevojë për burra. Kanë dëshira seksuale? Brenda dhomës të bëjnë ç’të duan por jo të promovojnë për fëmijët tanë këtë lloj jete. Ndaj qan ky vend, për dy gramë burrni. Institucioni familjar çfarë sjell? I mban fëmijët larg veseve. I detyron dhe i kërkon llogari për tu shkolluar, të sjellë një ekonomi në familje. Familja është shtylla dhe baza e shoqërisë.” – shprehu Dorina.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!