Ky ushtrim i thjeshtë lehtëson stresin dhe ankthin

schedule15:35 - 7 Prill, 2022

schedule 15:35 - 7 Prill, 2022

Meditimi është një traditë 2 mijë vjeçare dhe është efektive në luftimin e stresit, mendimene negative dhe frikës. Avantazhi kryesor është se të gjithë mund ta mësojnë atë dhe mund të bëhet në çdo kohë dhe në çdo vend. Përveç kësaj, praktika e përditshme mund të përmirësojë gjendjen e trupit dhe mendjes tuaj.

Bëhet fjalë për meditimin për të cilin njerëzit kanë folur gjithnjë e më shumë kohët e fundit.Meditimi si ushtrim ka ekzistuar në Indi për më shumë se 2000 vjet. Vetë ushtrimi është një proces që synon të qetësojë mendjen, të kanalizojë mendimet, të përmirësojë përqendrimin dhe të praktikojë frymëmarrjen, shkruan abcnews.al.

Meditimi është gjithashtu i mirë për shëndetin e përgjithshëm. Kjo metodë ul presionin e gjakut, nivelet e hormoneve të stresit dhe kolesterolit, dhe forcon sistemin imunitar dhe redukton ankthin. Një studim ka treguar se njerëzit që meditojnë janë në një gjendje më të mirë emocionale.

Si praktikohet meditimi hap pas hapi?

– Uluni në dysheme, karrige ose shtrat – në një vend ku të keni rehat.

– Mund të vendosni një muzikë relaksuese përpara meditimit.

– Vendosni kohëmatësin nëse keni një kufi kohor. Filloni me pesë minuta dhe gradualisht, me kalimin e ditëve, rrisni kohën tuaj të meditimit.

– Para se të filloni meditimin, fikni muzikën, por edhe të gjitha pajisjet e tjera elektronike që bëjnë zhurmë ose mund t’ju shqetësojnë.

– Mbyllni sytë dhe fokusohuni në frymëmarrje. Merrni frymë me hundë, ngadalë.

– Fillimisht mbushni stomakun me ajër, pastaj mushkëritë.

– Përqendrohuni në frymëmarrje. Kjo do të largojë dhe do të injorojë mendimet e tepërta që do t’ju vijnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!