Ky ushqim i bën njerëzit më të lumtur, rezultatet e studimit janë befasuese

schedule13:01 - 21 Janar, 2022

schedule 13:01 - 21 Janar, 2022

Dihet se shumë njerëz kanë një ndjenjë lumturie dhe kënaqësie kur mendojnë për ushqimin e tyre të preferuar. E inkurajuar nga kjo, një kompani gjermane kreu një studim me mbi 2 mijë të anketuar, ku u analizuan emocionet ndaj ushqimit që konsumuan. U zbulua se pesë lloje ushqimesh shkaktojnë lumturinë më të madhe tek njerëzit.

Ushqimi indian

Në krye të listës është ushqimi indian dhe sipas këtij hulumtimi gjerman, i bën njerëzit më të lumtur. Sipas rezultateve të studimit, ky ushqim e rrit ndjenjën e lumturisë me 83 për qind. Përbërësit e shëndetshëm të përdorur në këtë kuzhinë përmirësojnë disponimin, shëndetin dhe kujtesën.

Sushi

Edhe pse jo të gjithëve u pëlqen të hanë sushi, ata që pëlqejnë peshkun e papërpunuar ndihen deri në 73 për qind më të lumtur pasi hanë vaktin e tyre, thotë studimi.

Hamburger

Hamburgerët janë të njohur në të gjithë botën. Një studim gjerman, nga ana tjetër, thotë se njerëzit ndiheshin deri në 70 për qind më të lumtur pasi kishin ngrënë këtë lloj ushqimi.

Kuzhina tajlandeze

Sipas reagimeve të të anketuarve, dërgesa nga një restorant me ushqim tajlandez e rrit ndjenjën e lumturisë me 64 për qind.

Ushqimi kinez

Hulumtimet kanë treguar se porositja e ushqimit nga një restorant kinez i bën njerëzit më të lumtur, deri në 58 për qind. Njerëzit pëlqejnë shumë shumëllojshmërinë e kuzhinës kineze, prandaj u pëlqen ta porosisin atë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!