Personat me aftësi të kufizuara do të jenë në gjendje të drejtojnë makinën vetëm me duar falë një sistemi të ri që do të dalë në Janar. Prodhuesi japonez i makinave Mazda po lançon një sistem drejtimi të kontrolluar me dorë që mund të vendoset në një nga SUV-të e tyre më të fundit.
Duke përdorur vetëm duart e tyre, drejtuesit mund ta përshpejtojnë makinën duke shtypur një unazë të brendshme në timon ndërsa për të frenuar mund të përdorin një levë në të majtë. Sistemi i kontrolluar me dorë mund të instalohet në modelin MX-30 të prodhuesit të automjeteve, i cili vjen në versione hibride dhe elektrike.
Makina ka edhe pedale të rregullta për drejtuesit e tjerë. Matsuyama Masaaki i Mazda Motor tha: “Ne me të vërtetë duam që njerëzit me aftësi të kufizuara të ndihen mirë në vozitje.” MX-30 përfshin gjithashtu një tabelë që paloset për të ndihmuar përdoruesit e karrigeve me rrota të manovrojnë në sediljen e shoferit. /abcnews.al